Petrit Vasili: Po veprohet kundër strategjisë së OBSH-së për COVID-19
Zv. Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cilëson masat e qeverisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 si spontane dhe kaotike. Madje ai e akuzon ekzekutivin se po fsheh të vërtetën me numrin real të të prekurve duke mos kryer testimeve masive.
“Ka vetëm një tregues në ecurinë e pandemive, rastet e reja që shfaqen çdo ditë. Treguesi i vetëm është ulja e rasteve të reja. Sot kemi 25 raste. Jemi larg të vërtetës dhe kjo është shkaktuar nga mungesa e testimeve pasi testimi është e vetmja mundësi suksesi. Në fillim të pandemisë dhe sot që kemi filluar masat e relaksimit, kemi të njëjtat shifra sa i takon të infektuarve”, deklaroi z. Vasili.
“Jam shumë i brengosur që kemi një numër shumë herë më të vogël testimesh se sa Maqedonia. Nuk mund të vendosim një strategji të kundërt nga ajo e OBSH, çdo veprim për të fshehur mungesën e testeve është në dëm të qytetarëve. Nuk kemi asnjë listë të komitetit të ekspertëve. Së pari që komiteti të ekzistojnë duhet të bëhen publike”, shtoi ish-ministri i Shëndetësisë.
Gjithashtu, z. Vasili akuzoi qeverinë se po merr masa që shkojnë përtej gjendjes së fatkeqësisë natyrore. “Qeveria po operon në mënyrë antikushtetuese. Masat janë me gjendjen e jashtëzakonshme që qeveria nuk e ka shpallur. Gjendja e fatkeqësisë natyrore vetë si gjendje nuk i kufizon dot këto liri që qeveria ka ndërmarrë, pasi këto janë masa të gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk ka asnjë kufizim të lirive gjendja e fatkeqësisë natyrore, duke luajtur me këtë dyzim, po kërkon që të luajë edhe në javët e ardhshme”, tha ai.
Kërkesën për të shtyrë me dy muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ish-deputeti i LSI-së e konsideron të pa argumentuar, pasi nga një anë po merren masa lehtësuese dhe nga një kërkohet shtyrja e afatit për gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij