Pezheskian: Irani nuk do ta braktisë popullin e Libanit 

9 Prill 2026 | 13:54

Presidenti iranian, Massoud Pezheskian, tha sot se sulmet izraelite ndaj Libanit shkelin marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të martën, duke rrezikuar që negociatat të bëhen të pakuptimta. 

Ai tha se Irani nuk do ta braktisë popullin libanez. 

Sulmet e vazhdueshme izraelite kundër Hezbollahut në Liban do të kenë “pasoja të qarta dhe reagime të ASHPRA”, paralajmëroi kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, duke këmbëngulur se armëpushimi dyjavor i njoftuar të martën vlen edhe për Libanin – diçka që si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja e mohojnë.

“Shkeljet e armëpushimit do të kenë përgjigje të qarta dhe të ashpra”, shkroi ai. “Shuajeni zjarrin menjëherë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite

 Departamenti i Shtetit konfirmoi shitjen e mundshme të Sistemeve të Armëve me Precizion të Avancuar Arabisë Saudite në një marrëveshje me vlerë 1.96 miliardë dollarë....
15:15 | 17/07/2026

Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë

Ministria e Energjisë e Iranit i bëri thirrje të martën popullsisë që të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike, pasi rrjeti elektrik është nën presion të...
14:45 | 17/07/2026

Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës

Ndërtesa banimi, një çerdhe, një institucion fetar dhe disa automjete u dëmtuan. Sulmi erdhi një ditë pasi një tjetër sulm rus në qytet vrau tre...
14:29 | 17/07/2026