Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë për ndërtime pa leje
Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë, Bujar Mehmeti, për shkak të ndërtimeve pa leje.
Bashkë me kryekomisarin, është pezulluar nga detyra edhe shefi i Postës policore në Farkë, Flamur Sula.
Me përgjegjësi duket se janë gjetur edhe nënkomisar Alban Ramaj dhe inspektori Nazmi Karreçi.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se pezullimi i 4 efektivëve është bërë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
Ecuria disiplinore për zyrtarët policorë nisi pas zbulimit të pallatit 8 katësh pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, në pronësi të biznesmenit Julian Morina.
Bisnesmeni në fjalë ende nuk ka vendosur nëse do të ushtrojë të drejtën e parablerjes me çmimin e tregut të pallatit apo do t’ia dhurojë qeverisë për ta përdorur për interes publik, për të shmangur konfiskimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta