“Pezulloni procesin”- Ish-gjyqtari kërkesë GJKKO për ‘fshehjen e apartamentit’

26 Prill 2023 | 12:55

Në Gjykatën e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në procesin që po mbahet ndaj

Ish-anëtarit i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, i marrë i pandehur për fshehje pasurie, kërkoi pezullimin e procesit ndaj tij gjatë seancës në GJKKO këtë të mërkurë.

Sipas Lulos, procesi i nisur pas gjetjeve të vettingut, se ai nuk nuk ka deklaruar një pasuri, ka patur pjesë të trupit gjykues Luan Daci, tashmë të idënuar për falsifikim.

Për këtë, Lulo ka kërkuar rishikim të vendimit të KPA-së dhe në të njëjtën kohë pezullim të procesit penal që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme.

Nga ana tjetër, prokuroria pretendon se hetimet ndaj tij nisën pas verifikimeve të SPAK, që rezultoi se Lulo ka fshehur një apartament me sipërfaqe 172 m2 në rrugën e Durrësit.

Gjykata do vendosë më 3 maj nëse do pranojë kërkesën e Lulos apo do vijojë procesin ndaj tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026