Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë
Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të gjitha pritshmëritë sipas të cilave veprave vlerësohej 55 milionë dollarë.
Portreti i të dashurës franceze të Picasso-s e quajtur Marie-Therese, ishte krijimi që mori vëmendjen në eventin “20 Century Evening Sale” në shtëpinë e ankandeve Christie’s. Vepra e Pikaso është titulluar “Gruaja e ulur pranë një dritareje”.
“Është një imazh tepër ikonik. Ai nuk është parë në ankand që nga viti 2013. Dhe vlerësimi i portreteve të Marie-Therese, veçanërisht nga viti 1932, është rritur shumë. Kështu që ky do të jetë një çmim i spikatur” u shpreh Keith Gill, kreu i departamentit të Impresionistizmit dhe Artit Modern në Christie’s.
Ankandi i së enjtes shënoi veprën e pestë nga Picasso që është shitur për më shumë se 100 milion dollarë.
Kjo është hera e parë në dy vjet që një vepër ka thyer shumën 100 milion dollarë që kur një pikturë e Claude Monet Meules e vitit 1890 arriti të shitej për 110.7 milionë dollarë.
Pikturat nga Picasso, Mondrian dhe Van Gogh u shfaqën në shtëpinë e ankandit Christie’s në Londër në fund të Prillit, një nismë që inkurajonte artdashësit që të prenotonin ndërsa muzetë në Britani ishin të mbyllura.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona