Piktura nga fëmijët ukrainas, përjetimet e treguara përmes ngjyrave 

6 Qershor 2023 | 15:53

Në galerinë e artëve në Tiranë, është hapur ekspozita “Fëmijët e Luftës”.

Ambasada e Ukrainës në Tiranë ka mundësuar sjelljen e punimeve nga qytete të ndryshme të vendit që ndodhet në luftë prej më shumë se një viti.

Fëmijët ukrainas, disa prej tyre ende në vijën e parë të luftës, përmes ngjyrave, kanë sjellë atë që u mungon nga vendi i tyre. Lufta e parë nga sytë e të vegjëlve, tmerri dhe dhimbja janë ngulitur në mendjet e tyre. Me shpresë se një ditë çdo gjë do të përfundojë, ata urojnë paqe.

Disa kanë pikturuar familjen, disa të tjerë kafshët shtëpiake e të tjerë lulet si shenjë e rilindjes.

“Ne të gjithë do të kthehemi në rajonin tonë të lindjes” është titulli i një prej pikturave.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 15 Qershor, për këdo që do të shohë nga afër këto përjetime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026