Piktura sekrete e Van Gogh e krijuar në 1887, vepra shfaqet për herë të parë për publikun e gjerë

25 Shkurt 2021 | 08:45

Një pikturë e panjohur e artistit Van Gogh do të shfaqet për herë të parë për publikun e gjerë.

Për më shumë se një shekull kryevepra ka qenë e paekspozuar dhe ka qenë pjesë e një koleksioni të një familjeje franceze.

Vepra, u pikturua nga Van Gogh në 1887, kur ai ishte duke qëndruar me vëllain e tij Theo në kryeqytetin francez.

E titulluar ‘Scène de rue à Montmartre’ piktura  do të shfaqet në shtëpinë e ankandeve Sotheby në Amsterdam, Hong Kong dhe Paris.

Shtëpia e ankandit vendosi një vlerë të parashikuar të veprës artistike prej 5 milion euro (6,08 milion dollarë) dhe 8 milion euro (9,72 milion dollarë).

Piktura përshkruan një burrë dhe një grua, duke shëtitur krah për krah në një rrugë me kalldrëm e ku në sfond duket edhe një mulli me erë.

Piktura është pjesë e një serie veprash  që Van Gogh krijoi në Montmartre, një lagje kodrinore e Parisit tani e dominuar nga kisha Sacre Coeur.

Van Gogh arriti në Paris në 1886. Ai u largua nga qyteti në 1888, duke thënë se ishte lodhur nga ritmi i vrullshëm i jetës në Paris. Ai u zhvendos në jug të Francës, ku preu një pjesë të veshit për shkak të shfaqjes së çrregullimeve mendore. Më 29 korrik 1890 artisti vrau veten.

 

Lexoni gjithashtu:

Filmat fantastiko-shkencorë, një vështrim mbi prodhimet e reja në Netflix dhe futurizmin utopik

Regjisori dhe producenti Sam Pollard realizon dokumentar për artin afro-amerikan

Filmat ndërkombëtarë në ‘Oscar’, publikohet lista me 15 filmat më të mirë, dominojnë europianët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026