Pikturë në akrilik, ‘Misteri i Kohës’ titullohet ekspozita e çelur në Pogradec

16 Maj 2021 | 12:30

“Misteri i Kohës” titullohet ekspozita e çelur në Pogradec nga piktori i këtij qyteti Gentian Zeka.

Një ekspozitë plot ngjyra dhe me abstraksione të cilat janë puna e 15 viteve të piktorit që vijnë në një ekspozitë të vetme duke përfshirë 4 cikle të kohës.

Punimet janë të punuara në teknikën e akrilikut.

Në pamje të parë duket sikur piktori ka dalë nga vetja e tij me këto punime, por për kuratorin Neli Naço shumëllojshmëria e ngjyrave të përdorura janë në karakterin e piktorit të cilat vijnë sa teknike aq edhe filozofike.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë dhe shënon çeljen e siparit për aktivitetet artistiko-kulturore që do të zhvillohen në Pogradec përgjatë sezonit veror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026