Pjesëmarrje e zbehtë në protestë, Goxhaj: Kërkojmë të mbahet përgjegjësi

8 Gusht 2022 | 19:33

Protesta për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë është lajmëruar për në orën 19.30, por numri i qytetarëve të pranishëm në ambientet para Ministrisë së Brendshme është shumë i vogël.

Avokati Altin Goxhaj, që ishte një nga organizatoret e kësaj proteste tha se nëse deri dje pritej shkarkimi i ministrave përgjegjës, sot kërkohet shkarkimi i tyre.

“Sot kërkojmë shkarkim të gjithë zinxhirit drejtues. Kërkojmë siguri për jetën e fëmijëve. Është situatë ankthi i përditshëm. Duhet të mbahet përgjegjësi, ndryshe kjo do të thotë se rreziku do të vazhdojë”, tha Goxhaj.

Më 2 gusht, ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Avdia, teksa kryente manovra të rrezikshme me skaf në plazhin e Potamit në Himarë.

Ai ishte efektiv policie dhe u përjashtua nga rradhët e policisë nga Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish-efektivin Arjan Tase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026