Plagosen 3 persona me armë zjarri në Tiranë, mes tyre një 36-vjeçare
Tre persona kanë mbetur të plagusur me armë zjarri në Tiranë dhe janë paraqitur në spital në orët e para të mëngjesit për ndihmë mjekësore.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë një feste në lokal dhe të plagosurit janë shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç.
Po ashtu bëhet me dije se të plagosurit fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në lidhje me rastin janë arrestuar shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe u shpall në kërkim personi që qëlloi me armë me inicialet E.E.
“Në vijim të veprimeve, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:
– u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;
– u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.
Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.
Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta