Plagosën dy persona me thikë pas një konflikti, arrestohen dy të rinj në Durrës
Një konflikt i dhunshëm për motive të dobëta ka përfunduar me dy persona të plagosur rëndë dhe dy të rinj të arrestuar në lagjen nr. 15, Spitallë, në Durrës.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe se janë vënë në pranga dy shtetas për përfshirje në ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë:
-
Rodriko Elezi, 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
-
Aldo Dubraku, 23 vjeç, gjithashtu banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Sipas hetimeve paraprake, në konflikt janë përfshirë dy çifte babë e bir: M. D., 47 vjeç dhe Aldo Dubraku, 23 vjeç, nga njëra anë, si dhe A. E., 46 vjeç dhe Rodriko Elezi, 22 vjeç, nga ana tjetër.
Dyshohet se Rodriko Elezi, ka goditur me thikë shtetasin M. D., duke i shkaktuar plagë të rënda, ndërsa Aldo Dubraku ka sulmuar me grushte shtetasin A. E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Të dy të plagosurit ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka sekuestruar armën e ftohtë që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht