Plagosën me sende të forta një person, arrestohet 22-vjeçari, në kërkim i vëllai

15 Shkurt 2025 | 13:22

Policia e Durrësit ka arrestuar një 22-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 1 vit më parë kanë plagosur me sende të forta shtetas duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers” u vu në pranga shtetasi D. M., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16.10.2023, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin M. M., më datë 13.08.2023, ka goditur me sende të forta shtetasin Sh. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit M.M, i shpallur në kërkim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia njoftim zyrtar

Policia e Kosovës: Procesi zgjedhor kaloi i qetë dhe pa incidente serioze

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026