Plagoset me armë zjarri 44-vjeçari në Vaun e Dejës, mister rrethanat

27 Shtator 2022 | 21:41

Një person ka mbërritur i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës.

Shtetasi P.K., nga fshati Ungrej i Lezhës fillimisht është paraqitur nga dy persona ende të paidentifikuar në qendrën shëndetësore në Vaun e Dejës.

Më pas nga aty është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Është ende e paqartë se cili është vendi ku është plagosur shtetasi P.K., në Lezhë, në zonën e Vaut të Dejës apo në ndonjë zonë tjetër. Dy personat ende te paidentifikuar vetëm e kanë lënë tek qendra shëndetësore në Vau Dejës dhe më pas janë larguar.

Edhe arsyet e plagosjes së 42-vjeçarit mbeten ende të paqarta. Policia e Lezhës, Vau të Dejës dhe Shkodrës janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026