Plagosi me thikë 18-vjeçarin, shpallet në kërkim autori në Tiranë

24 Nëntor 2025 | 11:39

Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se i riu ka plagosur me thikë një 18-vjeçar.

Plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia po punon për kapjen e të riut të identifikuar me inicialet E.R.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. R., 19 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një 18-vjeçar.

Punohet për kapjen e tij. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026