Plagosi me thikë 2 vëllezërit e tij, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

10 Shtator 2025 | 12:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, në zonën e Paskuqanit, ku një 29-vjeçar, pas një konflikti me dy vëllezërit e tij, i ka qëlluar me thikë, duke i lënë të plagosur.

Në njoftimin e saj, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë, rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, ku paraprakisht dyshohet se, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) vëllezërit e tij, shtetasit Z. M., 27 vjeç, dhe A. M., 20 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku, si rezultat i veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën ndërsa materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026