Plagosi me thikë të miturin, arrestohet 19-vjeçari në Korçë
Policia e Korçës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të një të mituri mbrëmjen e së mërkurës.
“Në pranga u vu shtetasi A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bulgarec, në rrugë, dyshohet se ka goditur me thikë, një 16-vjeçar, banues në fshatin Bulgarec, për motive të dobëta”, tha policia.
I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës (thikë) dhe celulari i të arrestuarit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dy të rinjtë janë konfliktuar fillimisht ditën e martë, ndërsa po luanin me letra në një lokal në fshat, ku debati ka mbetur verbal.
Mbrëmjen e së mërkurës, 18-vjeçari dyshohet se i ka kërkuar 16-vjeçarit të dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar, ku situata ka agravuar. Sipas hetimeve paraprake, 19-vjeçari ka nxjerrë një mjet prerës dhe e ka goditur disa herë të miturin.
Ndërhyrja e personave të pranishëm ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.
Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa
Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje
Lirohen protestuesit e arrestuar në protestën para Parlamentit
- 16:13 Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar
- 16:10 Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore
- 16:06 Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare pas 5 muajsh ndërprerjeje
- 15:59 Macron pritet të vizitojë Sirinë, çfarë do diskutojë me presidentin e vendit
- 15:55 Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa
- 15:17 Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje