Plagosi nënë e bijë, policia: Autori qëlloi dhe efektivët, dyshohet se u vra nga…

28 Janar 2023 | 20:27

Policia e Kosovës ka zbuluar detaje nga vdekja e autorit të dyshuar të plagosjes së nënë e bijë këtë të shtunë në Fushë-Kosovë.

Sipas uniformave blu, autori i dyshuar u lokalizua dhe u bënë përpjekje për arrestimin e tij në rrugën “Fehmi Lladrovci”.

Në momentin që policia ka tentuar ta ndalojë ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efekivëve.

Sipas policisë gjatë shkëmbimit të zjarrit, autori dyshohet se është plagosur me armën e vet dhe ka ndërruar jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

“I dyshuari i armatosur, në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë duke rrezikuar drejtpërsëdrejti jetën e policëve si dhe qytetarëve përreth, dhe me këtë rast ka bërë të domosdoshëm dhe të pashmangshëm ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore në përputhje me autorizimet tyre. Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit. Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje për një pronë.

Të dy gratë u qëlluan me armë zjarri teksa ndodheshin në makinën e tyre. Ato janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nëna e lindur në vitin 1959, është duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra në stomak. E bija e lindur në vitin 1979, ka marrë lëndime të lehta në duar.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026