“Zemra ke marr vesh gjë”- Përgjimet e bandës shqiptare: Jepi ‘Noizyt’ 600 mijë euro

28 Janar 2023 | 13:06

Guardia di Finanza në bashkëpunim me SPAK, Europol dhe Eurojust finalizuan më datë 26 janar një megaoperacioni, që çoi goditjen e një bande kriminale shqiptaro-italiane që kishte tregtuar një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të BE-së.

Në dosjen e siguruar nga Euronews Albania, një prej krerëve të bandës, përkatësisht Emirjan Beu e kishte pseudonimin Noizy për shkak të ngjashmërisë fizike me këngëtarin Rigels Rajkun.

Nga përgjimet është regjistruar një bisedë mes dy anëtarëve të organizatës, përkatësisht Enkeleda Bakalli  dhe Rexhep Dallupi, ku ky i fundit i thotë se furnizuesi i kreut të organizatës, Emirjan Beu, me pseudonimin Noizy, duhet të marrë një pagesë prej 600 mijë eurosh.

Pjesë nga dosja

Rexhep Dallupi: Nuk është ashtu, se ai (Alfred Luli) punonte dhe fitonte…i pëlqente, mori lekë, dmth Noizy (Emirjan Beu) nga (Alfred Luli) dmth ai çuni tjetër (furnizuesi i Noizy-t) ka për të marrë 500-600 mijë euro. Noizy po më thoshte një ditë “u futa në telashe me robin tim (me furnitorin) prej atij (prej Alfred Lulit) dhe ai tha (furnizuesi) që e vret, por unë nuk ia thash këtë.

Fillojnë të flasin përsëri për Rrustemajn dhe gruan që erdhi të rrinte 2-3 ditë me të. Pastaj flasin për Ervinin  duke thënë se është një djalë modest dhe me këmbë në tokë, ndryshe nga buzëviçi, dhëndri i Noizyt, që shet mend dhe si i tillë mbylli punën.

Enkeleda Bakalli: Po për atë zemra ke marrë vesh gjë? (Për Alfred Lulin)

Rexhep Dallupi: Jo nuk kam takuar asnjë, kë të takoja?

Enkeleda Bakalli: Më vjen keq për atë (Luli Alfred) është djalë i mirë, na e ulte

Rexhep Dallupi: Po është i mirë, të paktën të takoja vëllain e tij (Gjergji Luli) po nuk i kam numrin e telefonit t’i jepja 500 euro për t’ia çuar atij për ta respektuar.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026