“Mushka” dhe “Noizy”, kodet e trafikantëve të drogës që zbuloi Guardia di Finanzia

28 Janar 2023 | 12:54

Euronews Albania ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të përgjimeve të megaoperacionit mes SPAK fhe Guardia di Finanza, ku u bë e mundur goditja e një grupi kriminal që kishte tregtuar një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, nga Shqipëria drejt Italisë dhe vendeve të BE-së.

Sipas SPAK hetimet u kryen në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë e Bergamos, në Itali, e cila është mbështetur gjithashtu nga Eurojust dhe Europol.

Si rezultat i veprimeve hetimore u u vendos caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg” për 20 persona dhe masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për 1 grua.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Euroneës Albania njeri prej tre drejtuesve të grupit të strukturuara kriminal, Emirjan Beu e kishte pseudonimin Noizy, për shkak të ngjashmërisë në pjesën e buzëve me këngëtarin Rigels Rajku.

Nga dosja janë mundur të transkriptohen dhe kodet që përdornin anëtarët e grupeve kriminale në shkëmbimin e lëndëve narkotike ose parave ku mes tyre simboli “S” tregonte lëndën narkotike të marjiuanës me origjinë nga Spanja.

Simboli “A” përdorej për të identifikuar marijuanën me origjinë nga Shqipëria.

Fjala “copë” përdorej në vend të “gramit” për lëndët narkotike.

Fjala “tym” ose “çokollate” përdorej për lëndën narkotike hashash.

Fjala pako përdorej për treguar kilogramët. Ndërsa fjala lekë ishte zëvendësimi për fjalën euro.

Fjala mushka ishte kodi i përdorur për korrierët.

Në dosja një moment anëtari i organizatës kriminale Rexhep Dallupi thotë se drejtuesi i rrjetit Emirjan Beu, duke ju drejtuar me pseudonimin Noizy, duhet të marrë një pagesë prej 500-600 mijë euro.

Rexhep Dallupi: Nuk është ashtu, se ai (Alfred Luli) punonte dhe fitonte…i pëlqente, mori lekë, dmth Noizy (Emirjan Beu) nga (Alfred Luli) dmth ai çuni tjetër (furnizuesi i Noizy-t) ka për të marrë 500-600 mijë euro. Noizy po më thoshte një ditë “u futa në telashe me robin tim (me furnitorin) prej atij (prej Alfred Lulit) dhe ai tha (furnizuesi) që e vret, por unë nuk ia thash këtë.

Fillojnë të flasin përsëri për Rrustemajn dhe gruan që erdhi të rrinte 2-3 ditë me të. Pastaj flasin për Ervinin  duke thënë se është një djalë modest dhe me këmbë në tokë, ndryshe nga buzëviçi, dhëndri i Noizyt, që shet mend dhe si i tillë mbylli punën.

Enkeleda Bakalli: Po për atë zemra ke marrë vesh gjë? (Për Alfred Lulin)

Rexhep Dallupi: Jo nuk kam takuar asnjë, kë të takoja?

Enkeleda Bakalli: Më vjen keq për atë (Luli Alfred) është djalë i mirë, na e ulte

Rexhep Dallupi: Po është i mirë, të paktën të takoja vëllain e tij (Gjergji Luli) po nuk i kam numrin e telefonit t’i jepja 500 euro për t’ia çuar atij për ta respektuar.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026