Plagosja me armë zjarri në Vlorë, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

13 Tetor 2022 | 09:09

Disa orë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 19-vjeçari Sebastian Jallaj, policia ka zbardhur dinamikën e plotë.

Autori është një 20-vjeçar nga Llakatundi, i cili është identifikuar dhe vënë në ndjekje nga  policia.

Ka pasur informacione se ku ndodhet personi në fjalë dhe janë kontrolluar zona të caktuara. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit për motive banale.

Sebastian Jallaj, banues në Fier, ka shkuar në Llakatund ku ka të afërmit e tij dhe është nip aty.

Ai është ulur fillimisht në lokalin e fshatit, nga ku ka nisur debati me autorin e sulmit. Debat ky, i cili mund të ketë patur indicie edhe më parë. Autori, pas debatit me fjalë, ka shkuar në shtëpi ku ka marrë armën e llojit pistoletë.

Në momentin që Sebastiani ka qenë duke zbritur nga lokali, ai e ka qëlluar me pistoletë në këmbë një herë dhe më pas është larguar. Autori nuk ka pasur qëllim ta vrasë, por thjesht ta dëmtojë.

Ai është larguar për disa metra në këmbë dhe më pas dyshohet të jetë larguar me automjet. Dyshohet se është kapur nga kamerat e sigurisë aty pranë një biznesi, pasi lokali ku ndodhi konflikti nuk ka pasur kamera sigurie.

Dyshimet janë se fshihet në Vlorë, në fshatra apo zona të thella të qytetit. Identifikimi i autorit është bërë nga Sebastian Jallaj dhe policia ka nisur kërkimet.

Rreth 15 persona janë pyetur dhe kanë qenë të shoqëruar në komisariat për ngjarjen, mes tyre personi që e dërgoi në spital të plagosurin, dëshmitarë okularë dhe familjarë të Sebastjanit.

Dëshmimtarët okularë kanë treguar ngjarjen, të dhëna mbi autorin dhe rrugën nga e kanë parë autorin të largohet, pa dhënë ndonjë detaj ndihmës me rëndësi për kapjen e tij.

Familjarët e autorit, në komisariat, janë shprehur se djali është larguar dhe nuk e dinë ku është; ndërsa familjarët e Sebastianit nuk kanë patur dijeni se djali i tyre ka patur konflikte të mëparshme.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon për gjetjen dhe kapjen e autorit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026