Plagosje me armë në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë! Gjatë arratisjes aksidentuan disa makina (FOTO)
Një plagosje me armë është regjistruar në një dyqan në Athinë, Greqi. Mësohet se ngjarja ndodhi në rrugën Patisia në një dyqan telefonash celularë. Sipas raportimeve të mediave greke, një person hyri në dyqan dhe qëlloi pronarin me origjinë pakistaneze.
Ai mori plagë në të dyja kofshët. Autori më pas hipi në një BMW gri që po e priste jashtë, në të cilën udhëtonin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare. Mjeti u ndoq nga forcat e policisë dhe në rrugën për në Lamia, u përplas me tre automjete.
Dy nga personat që ndodheshin në mjet u arrestuan nga policia, ndërsa dy të tjerë arritën të shpëtonin në këmbë. Më pas policia e kapi njërin prej të arratisurve dhe e arrestoi.
Pronari i dyqanit u dërgua në spital ku mori ndihmë mjekësore. Ai është jashtë rrezikut për jetën. Mediat greke ndër të tjera raportojnë se njëri prej të arrestuarve është akuzuar në të kaluarën për tentativë vrasjeje, në një sulm ndaj një biznesmeni në vitin 2022 në Kifissia, ku e kishte sulmuar me thikë.



Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun