“Plani i NATO-s jo vetëm Ukraina”- Eksperti zbulon synimet e ardhshme të aleancës

9 Korrik 2024 | 11:42

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritan Hoti, është shprehur se Samiti i NATO-s në Uashington do të diskutojë edhe për një zhvendosje të rolit të aleancës në Indo-Paqësor.

Komentet Hoti i bëri në Euronews Albania, ku tha se SHBA kërkon që NATO të forcojë rolin e saj edhe në ‘bllokadën’ kundër Kinës, e cila është një fuqi e madhe në Azi.

Ai tha gjithashtu se Samiti i Uashingtonit do të jetë një moment i mirë edhe për Presidentin Joe Biden, i cili mund të riafirmojë rolin e tij si lider global pas dështimit në debatin përballë Donald Trump.

“Samiti i NATO-s është një Samit që ka të bëjë me theksimin e aleancës ushtarake dhe politike më të fuqishme në botë, si epiqendra e sigurisë në mjedisin trans-atlantik, në një moment luftërash në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky Samit që do të drejtohet edhe nga Presidenti Biden, që është presidenti i SHBA që janë fuqia kryesore e NATO-s.

Samiti do të mbahet në Uashington pas debatit Trump-Biden. Është një moment i mirë për Biden që të riafirmojë lidershipin e tij si një lider global. Një tjetër temë diskutimi do të jetë edhe për marrëdhëniet që kanë vendet e aleancës me Kinën, siç është rasti i Greqisë që ka lejuar investimet kineze në vend.

Në Indo-Paqësor deri tani kanë vepruar SHBA-të si një superfuqi shteti-komb, por NATO nuk ka qenë e angazhuar si në rastin e luftës Rusi-Ukrainë. Tani kemi një përpjekje të aleancës për ta zhvendosur tërësinë e aleancës në Indo-Paqësor, ku marrëdhëniet ndërkombëtare janë të një natyre ekonomike dhe rivaliteteve tradicionale.

Deri tani kemi parë SHBA-të që kanë vepruar on-bllon me vendet anglo-saksone, por tani kërkohet një angazhim i NATO-s, por nuk do të jetë i lehtë pasi ka shtete të NATO-s që kanë qasje të ndryshme ndaj Kinës dhe rivaliteteve tradicionale në Paqësor, që korrespondojnë edhe me vizitën e kryeministrit të Indisë, Modit, në Moskë. India formalisht e ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë”, tha Hoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026