Plani i rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, KE jep 158.9 mln euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe RMV

20 Maj 2026 | 14:06

Komisioni Evropian ka vënë sot në dispozicion 49 milionë euro për Shqipërinë, 44.2 milionë euro për Malin e Zi dhe 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Programit për Reformë dhe Rritje.

Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian bëhet me dije se kjo vjen pas kërkesës së tretë për pagesë dhe vlerësimit pozitiv të Komisionit për hapat e reformave të zbatuara në fushat e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe arsimit dhe dixhitalizimit në Maqedoninë e Veriut.

Shuma totale e paguar sipas Instrumentit, në përputhje me paketat përkatëse, arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut.

“Në Shqipëri, reformat e vlerësuara nga Komisioni përfshijnë masa për të përmirësuar mjedisin e biznesit, për të lehtësuar investimet dhe inovacionin, si dhe për të zgjeruar aksesin në financë, duke përfshirë edhe për bizneset e reja dhe kompanitë aktive në sektorët e gjelbër dhe dixhital. Nga 49 milionë eurot e disbursuara, 22.8 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa fondet e mbetura vihen në dispozicion për projekte investimi përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF), në varësi të procedurave përkatëse të miratimit.

Në Malin e Zi , Komisioni vlerësoi reformat në fushën e kërkimit dhe inovacionit, duke përfshirë mbështetjen për shkencëtarët, bizneset dhe institucionet kërkimore, si dhe forcimin e mëtejshëm të ekosistemit kombëtar të inovacionit. Nga 44.2 milionë euro të disbursuara, 20.6 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa fondet e mbetura do të vihen në dispozicion për projekte investimi përmes ËBIF-it.

Në Maqedoninë e Veriut , reformat e vlerësuara përfshijnë masa për të përmirësuar financimin e arsimit fillor dhe të mesëm dhe masa me qëllim zgjerimin e aksesit në infrastrukturën dixhitale dhe pajisjet e IT-së në shkolla. Nga 65.7 milionë euro të disbursuara, 30.6 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa fondet e mbetura vihen në dispozicion për projekte investimi përmes ËBIF-it”, thuhet në një njoftim të Komisionit Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026