Plani për kursimin e naftës, nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë

18 Mars 2022 | 21:34

Lufta në Ukrainë dhe kriza botërore po shtojnë pasiguritë në botë. Një ndër to është edhe furnizimi i tregut me naftë.  

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë lajmëron se bota mund të përballet me shock-un më të madh të mungesës së naftës prej dekadash.

Për t’i paraprirë një krize të tillë të mundshme, kjo Agjenci shpalos një plan kursimi, me 10 pika, që  mund të ulin kërkesën me 2.7 milionë fuçi në ditë, për muajt në vazhdim.

Një ditë e javës pa makina, ndërrimi i tyre me biçikletë, transport publik ose automjet elektrik, janë disa prej pikave të planit që duhet të largojnë shumë individë nga varësia e karburanteve.

Mundësia për të punuar nga shtëpia 3 ditë në javë, reduktimi i shpejtësisë në autostradë dhe zëvendësimi i avionëve me trena të shpejtë janë opsionet e tjera të mundshme në këtë situatë.

Plani për të kursyer naftë, nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë
Plani për të kursyer naftë, nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë

Mesazhi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë është shpërndarë edhe nga kryeministri Rama, i cili thotë se ai vlen sot edhe për vendin tonë, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë skeptikëve dhe protestuesve që kërkojnë ndërhyrje të tjera për çmimet e larta në treg.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias këtë të hënë ka pritur homologun e tij, Ermal Nufi në Athinë. Dendias përmes një postimi në “X” ka...
15:13 | 29/06/2026

Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës

Andon Lapa Hotel & Spa është një destinacion premium që kombinon komoditetin modern, shërbimet cilësore dhe mikpritjen tradicionale shqiptare, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme...
14:40 | 29/06/2026

Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori

Është bërë e mundur brenda pak minutash kapja e autorit 24-vjeçar i cili la të plagosur në këmbë një 35-vjeçar. Autori është identifikuar si Nikolla...
14:17 | 29/06/2026