Planifikoi sulme kundër komunitetit LGBT, dënohet me 3 vite burg burri në Prishtinë
Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi të martën e ka dënuar me tri vjet e gjysmë burgim një burrë për planifikimin e sulmeve terroriste.
I pandehuri B.V., kishte planifikuar sulme në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT, dhe në pikën kufitare që lidh Kosovën me Serbinë, Merdarë, me materie të rrezikshme dhe vdekjeprurëse, tha gjykata.
Gjykata tha se ai kishte marrë udhëzime nga një shtetas i huaj “Al Muhaxheri” përmes një aplikacionit për dërgimin e mesazheve, Threema “për krijimin e bombave artizanale apo materie eksplozive, për realizimin e planit të tij”.
Ai u arrestua në shkurt 2023 në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit pas kthimit nga Arabia Saudite.
Ai ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës ndaj aktvendimit kundër tij.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, rreth 30 shqiptarë të Kosovës janë pjesë e grupeve militante në Siri dhe Irak.
“Gjykata të akuzuarit B.V ia vazhdon masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Ai është dënuar edhe me gjobë prej 100 eurove në emër të shpenzimeve procedurale dhe shumën prej 100€ euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit