Planifikuan sulm në një bankë në Paris, arrestohen edhe dy të dyshuar të tjerë

29 Mars 2026 | 14:25

Autoritetet franceze kanë  arrestuar dy persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në sulmin e dështuar me bombë në një bankë në Paris. Sipas Zyrës së Prokurorit Kombëtar Antiterrorizëm, Arrestimi i të dyve u bë në orët e para të së dielës, ndërsa një i mitur u identifikua dhe u ndalua të shtunën.

Në total, tre persona janë tani në paraburgim në lidhje me rastin, të cilin Ministri i Brendshëm Francez Laurent Nunes e ka lidhur me luftën në Lindjen e Mesme.

Ngjarjet u zhvilluan në orët e para të së shtunës përpara ndërtesës së Bankës së Amerikës, e cila ndodhet në një lagje të shtrenjtë të kryeqytetit francez.

Policia arrestoi një burrë i cili sapo kishte vendosur një pajisje shpërthyese të improvizuar. Ai po përgatitej ta shpërthente pajisjen me një çakmak.

Autori shoqërohej nga një person i dytë i cili iku në këmbë. Sipas raportimeve fillestare, dy burrat mbërritën në këmbë përpara bankës amerikane. Ndërsa burri i parë e vendoste pajisjen, i dyti bëri një hap prapa, me sa duket për të bërë foto ose video me telefonin e tij celular.

I mituri i arrestuar tha se ishte rekrutuar nëpërmjet aplikacionit Snapchat për të kryer këtë operacion në këmbim të shumës prej 600 eurosh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

 Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një...
19:39 | 10/07/2026

Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim

Lituania dhe Estonia kanë thënë se Kremlini ka përhapur pretendime të rreme në lidhje me dëbimet e rusishtfolësve nga shtetet baltike, në një përpjekje për...
19:34 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026