Platformë e përbashkët turistike për shqiptarët dhe turistët e huaj

19 Qershor 2020 | 20:11

Ministri i Tregtisë së Kosovës, Vesel Krasniqi dhe Ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi diskutuan për fillimin e sezonit turistik në korrik, dhe njoftuan përgatitjen e një platforme të përbashkët turistike.

Një ofertë e përbashkët turistike për shqiptarët e dy vendeve është marrëveshja e arritur mes ministrit të turizmit dhe mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi dhe ministrit të tregtisë dhe industrisë së Kosovës, Vesel Krasniqi. Dy ministrat janë dakordësuar që të krijojnë një platformë të përbashkët, mbi pikat turistike në dyja shtetet shqiptare.

Klosi tha se me këtë platformë të përbashkët duan të dalin me një ofertë jo vetëm për shqiptarët e të dyja vendeve, por edhe për turistët nga vendet e tjera.

“Si një promotorë të jashtëzakonshëm të ekonomisë së shqiptarisë, deti shqiptarë është i të gjithë shqiptarëve alpet janë të përbashkëta e si e tillë do të jenë në një platformë të përbashkët. Diskutuam për një platformë të përbashkët turistike, një ofertë për vendet tjera e sidomos për vendet e largëta”, tha ministri Klosi.

Ai theksoi se çmimet në këtë sezon do të jenë me të ulëta dhe garantoi se do të zbatohen rregullat për parandalimin e Covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026