“Playstation 5” thyen rekordet, shifër marramendëse shitjesh

21 Dhjetor 2023 | 20:45

Shitjet e “PlayStation 5” kanë thyer të gjitha rekordet. Platforma lider e kompanisë “Sony” ka tejkaluar 50 milionë shitjet, duke shënuar momentin e saj kulmor për këtë vit.

“PlayStation 5” doli në nëntor të 2020-s, në kohën kur gjithë bota përballej me pandeminë e COVID-19 dhe shitjet fillimisht dështuan për shkak të problemeve me zinxhirët e furnizimeve dhe mungesën e qarqeve elektronike në tregun global.

Sërish, nga produkti japonez u shitën 50 milionë njësi, një gur kilometrik i regjistruar thuajse në të njëjtën periudhë sikurse paraardhësi “PlayStation 4”, me kompaninë “Sony” që pretendon se kjo shifër ka qenë arritja më e madhe e vitit 2023.

Që nga dalja në treg e “PlayStation 1” në vitin 1994, “Sony” është rritur duke u kthyer në një titan të platformave të lojërave elektronike, një treg të ardhurat e të cilit kanë arrtur mbi 53 miliardë euro, sipas kompanisë konsulente të sektorit, “Neëzoo”.

Ndër lojërat më të shumëpritura që do të dalin në shitje për “PlayStation 5” janë “The Last of Us” pjesa e dytë, e rimasterizuar; si dhe edicioni i kufizuar i “Final Fantasy VII Rebirth”, përkatësisht në muajt janar dhe në shkurt të vitit të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026