Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

23 Tetor 2021 | 12:52

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga qytetet të ndryshme të Shqipërisë.

“Jam nga Holanda, kam qenë një muaj më parë dhe erdha prapë. Është një vend shumë i bukur dhe me diell. Koha është perfekte, do të rri deri sa të ketë diell”, pohoi një turist.

“Jam nga Bjellorusia. E dua Vlorën është shumë e bukur. Uji është shumë i mirë, do të rri 25 ditë”, tha një turist.

“Jemi nga Tirana, do të rrimë disa ditë për pushime. Jemi larë, deti është i ngrohtë”, u shpreh një tjetër.

Frekuentuesit shprehen të kënaqur me atë çfarë gjejnë në këto ditë të nxehta vjeshte, duke pohuar se do ta frekuentojnë për sa kohë të ketë diell.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026