Plehrat e 5 bashkive në inceneratorin e Tiranës, 3,2 mln euro për transportin
Të gjitha bashkitë e qarqeve Tiranë dhe Durrës do të depozitojnë mbetjet në inceneratorit të Tiranës.
Euronews Albania ka mësuar se përveç Bashkive Tiranë dhe Durrës, tani edhe Kamza, Vora, Kruja, Kavaja dhe Shijaku do të dërgojnë plehrat pranë inceneratorit të Tiranës.
Bashkia Kavajë ka lidhur një kontratë me kompaninë koncesionare Integrated Energy BV që në korrik të vitit të shkuar.
Për të bërë të mundur transportin e mbetjeve drejt Tiranës qeveria u ka ndarë bashkive një fond prej 3,2 milionë euro.
Durrësi merr nga buxheti i vitit 2022, 1,8 milionë euro për transportin: Kamza 290 mijë euro, Kavaja 440 mijë Kavaja, 315 mijë Kruja, 165 mijë Shijaku dhe 185 mijë euro i shkojnë Vorës.

Kavaja ka kontratë me kompaninë koncesionare që nga 13 korrik i vitit të shkuar. Deri tani ajo i ka paguar koncesionarit të inceneratorit të Tiranës 200 mijë euro për depozitimin e mbetjeve.
Tirana dhe Durrësi janë dy qarqet që prodhojnë sasinë më të madhe të mbetjeve në vend. Sipas parashikimit të Ministrisë së Mjedisit në vitin 2022 këto dy qarqet pritet të mbledhin 405 mijë tonë mbetje, ose 53% të plehrave të Shqipërisë.
Aktualisht në Tiranë, mbetjet depozitohen dhe nuk incenerohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta