‘Plumbi i dytë rezultoi fatal’, si ndodhi vrasja e ish-kryeministrit japonez

9 Korrik 2022 | 17:19

Vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe në orët e para të mëngjesit të së premtes teksa po zhvillonte një fushatë në qytetin Nara tronditi Japoninë, por edhe politikën në të gjithë botën.

Në drejtim të tij, u qëllua dy herë, por Aben e kapi plumbi i dytë që më pas rezultoi fatal për të pasi i mori jetën.

41-vjeçari, Tetsuya Yamagami i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, po qëndronte mbrapa Shinzo Abe, në një distancë të afërt.

Pas së shtënës së parë, Abe i cili po fliste, kthehet për të parë dhe në atë moment është qëlluar për herë të dytë, ku më pas ish-kryeministri ka rënë në tokë.

Yamagami u tha hetuesve pas arrestimit se mbante mëri ndaj një grupi të caktuar dhe se arsyeja që e çoi të kryente këtë akt ndaj ish-kryeministrit ishte se besonte se Abe ishte i lidhur me këtë grup.

Shinzo Abe cilësohej një nga politikanët me më shumë influencë në kohët moderne. Shinzo Abe është kryeministri që ka shërbyer më gjatë në këtë detyrë.

Ai e rimori qeverisjen në vitin 2012 dhe qëndroi deri në vitin 2020 kur dha dorëheqjen për shkak të problemeve shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë

Dhjetë persona u plagosën gjatë vrapimit të tetë dhe të fundit me dema në festivalin tradicional në Pamplona të Spanjës, duke e çuar në 57...
19:14 | 14/07/2026

“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin, edhe pse Evropa po ndërton...
19:01 | 14/07/2026

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026