‘Hapen për të pastruar paratë’, Bezhani: Lekët e basteve nuk shkojnë për sportin
Nga 1 janari 2023 do të rihapen bastet sportive online. Kjo bëhet e ditur në projektbuxhetin e vitit 2023, ku parashikohet rifutja në legjislacion e basteve sportive online.
Nga miratimi në ligj i lojërave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë taksa në vit.
Viron Bezhani, ish-president i Komitetit Olimpik Shqiptar tha në një intervistë për Euronews Albania se qëllimi i vetëm i rihapjes së lojërave të fatit është pastrimi i parave.
Sipas Bezhanit, operacioni i mbylljes së lojërave të fatit i quajtur ‘Fundi i marrëzisë’ ishte një marrëzi e qeverisë i mbushur me paligjshmëri.
Bezhani u shpreh skeptik që paratë e mbledhura nga lojërat e fatit do të shkojnë për sportin siç është premtuar.
“Kuptojeni që po hapen për të pastruar lekët. Është turp të thuash që janë në të zezë. Kujt ja thua, ti je shteti. Rama ka deklaruar se janë të lidhura me krimin, po sot që po i hap? Të harroni se ato lekë do shkojnë për sportin. Shteti e ka për detyrë të kontribuojë për sportin, sporti është publik, nuk është bixhoz”, tha Bezhani.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta