“Po kryeni krimet e Hitlerit”| Izraeli shpall non-grata presidentin e këtij shteti
Ministria e Jashtme e Izraelit ka shpallur “non-grata” Presidentin e Brazilit, Luiz Injacio Lula Da Silva. Vendimi vjen pas komenteve që kreu i shtetit të Brazilit bëri për luftimet në Gaza. Presidenti brazilian i krahasoi operacionet ushtarake të qeverisë së Izraelit në Gaza të ngjashme me holokaustin e gjermanëve kundër hebrenjve. “Ajo që po ndodh në Gaza nuk krahasohet me asnjë moment tjetër historik, përveç kur Hiteleri vendosi të vriste hebrejtë”, tha Da Silva.
Këto komente u cilësuan të papranueshme nga ana e ministrisë së Jashtme të izraelit. Ministri i Jashtëm, Israel Katz deklaroi se presidenti brazilian nuk do të ishte i mirëpritur derisa të tërhiqte fjalët që ka thënë kundër Izraelit.
Ministria e Jashtme thirri ambasadorin brazilian ku i komunikoi notën e protestës dhe vendimin për të mos lejuar vizitë të presidentit në këtë shtet.
Deklaratat e presidentit Lula janë dënuar dhe nga organizata ndërkombëtare. Konfederata izraelito- braziliane tha se deklarata e zotit Lula ishte një “shtrembërim pervers i realitetit” dhe akuzoi qeverinë e tij për qëndrim “ekstrem dhe të pabalancuar”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Forcat izraelite bastisin spitalin kryesor në jug të Gazës
- Izraeli, kundër “njohjes së njëanshme” të një shteti palestinez
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë