“Po lënë baba e nënë’, 105-vjeçarja qan për largimin e të rinjve nga vendi
Naze Bardhi është 105 vjeç. Ajo jeton në Priskë të Vogël së bashku me dy djemtë e saj. Na thotë se nga fisi dhe familja e saj, vetëm ajo është gjallë.
“Vetëm unë kam ngelur, qaj se nuk shoh. Kam siklet dhe them kam jetuar shumë dhe më vjen sikur jam duke u bërë barrë tek të tjerët”, shprehet e moshuara.
Me lot në sy, tregon se sesa të varfër kanë qenë. Ajo tregon edhe frikën se mos nipërit dhe mbesat e saj, do të largohen si të gjithë të rinjtë.
“Sot të rinjtë bredhin. Ka ikur djali dhe gjithë gruan dhe ka lënë nënën dhe babain”, shprehet e moshuara.
Nënë Naze na tregon se ushqimet bio e kanë bërë të fortë. Ndaj sot refuzon në mënyrë kategorike të konsumojë, produkte që nuk janë të fshatit.
Për të rinjtë sot ka vetëm një këshillë, të ruajnë traditat dhe kulturën e vendin tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta