“Po përballemi me kërcënime”, deklarata e fortë e Borrell: Të investojmë në armatime
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka vënë në krizë rezervat e armëve të BE-së, tha të enjten shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.
“Kjo luftë kundër Ukrainës ka qenë një zgjim brutal për shumë prej nesh”, tha Borrell në një konferencë të mbrojtjes në Bruksel.
“Ne e kuptojmë se rezervat tona ushtarake janë varfëruar shpejt për shkak të viteve që nuk kemi investuar në rezervat e armëve”, tha ai më tej.
Shtetet anëtare evropiane kanë dërguar armë me vlerë miliarda dollarë për të ndihmuar Kievin të mbrohet kundër agresionit rus që nga fillimi i pushtimit në shkurt.
Sipas Borrell, sulmi në shkallë të plotë i Moskës ndaj fqinjit të saj ka ripërqendruar vëmendjen në fuqinë e mbrojtjes së vetë BE-së.
“Ne po përballemi me kërcënime, kërcënime reale, afër dhe (ato) ka të ngjarë të përkeqësohen”, u shpreh më tej Borrell.
Shtetet anëtare të BE-së kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe shkaktoi konfliktin në Ukrainën lindore në vitin 2014.
Por, Borrell këmbënguli se 27 anëtarët e bllokut duhet të vazhdojnë të rrisin shpenzimet dhe të përmirësojnë prokurimin dhe investimet e tyre të përbashkëta në teknologji për të kompensuar mungesat.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump