Mjeku i Gert Shehut: Në gusht e rekomandova në urgjencën e psikiatrisë
Mjeku i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi sot Sali Berishën me grusht në fytyrë tha se prej vitit 2018 kujdesej për kurimin e tij.
Sadik Lala tregoi në një intervistë për Euronews Albania se diagnoza klinike e tij është çrregullimi psikotik. Mjeku sqaroi se ka disa lloj nëndiagnozash, duke nisur nga i shkurtri, që mund të ndodhë njëherë, mund të ketë forma të përsëritura dhe pastaj më e rënda është skizofrenia.
Lala tha se pacienti i tij kishte të dhëna për dhunë dhe në gusht të këtij viti e kishte rekomanduar në urgjencën e psikiatrisë. Nga aty, ai shtoi se janë kolegët që e shohin gjendjen dhe zgjedhin ta mbajnë derisa gjendja të rikuperohet.
Lala u shpreh se në atë kohë, Gerti ka marrë ndihmën e parë , i janë bërë ndryshime në terapi dhe është dërguar në shtëpi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë