Ekskluzive| Raporti i Gert Shehut, mjeku: E kam lëshuar se kishte një problem ligjor
Mjeku i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi sot Sali Berishën me grusht në fytyrë tha se i vinte keq për ngjarjen dhe se i uronte të shkuara kreut të Partisë Demokratike.
Sadik Lala sqaroi për Euronews Albania se raporti shëndetësor i cili u bë publik është autentik dhe i lëshuar nga vetë ai. Sipas tij familjarët e Gertit e kanë kërkuar pasi ky i fundit ka pasur një problem ligjor, për të cilin Lala nuk ishte në dijeni se për çfarë bëhej fjalë konkretisht.
“Dokumenti është autentik me numër regjistri. Është lehtësisht i verifikueshëm,” – u shpreh mjeku.
Ai tha se nuk e kuptonte si ky raport ka rënë në dorë të medias, kur është për përdorim vetëm nga policia.
Ndër të tjera Sadik Lala, shtoi se ishte i sëmurë dhe do të kthehej në zyrë të nesërmen pikërisht për të verifikuar të dhënat e pacientit të tij.
Gert Shehu kurohej me mjekun Lala që prej vitit 2018, por edhe më herët kishte qenë në kontakt me mjekë të tjerë për probleme të shëndetit mendor.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren