“Para 10 ditësh vizitë tek mjeku”, nëna e Gert Shehut tregon gjendjen e të birit

6 Dhjetor 2022 | 16:38

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit Gert Shehu tha në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se kohët e fundit djali i saj nuk ka shfaqur shenja dhune.

Ajo tregoi se para 10 ditësh, i biri ka kryer vizitën e fundit dhe pi në mënyrë të rregull ilaçet edhe dhëna nga mjeku Sadik Lala.

Nëna u shpreh se djali i saj ka çrregullim bipolar dhe mjekohet prej 5 vjetësh.

“Nuk është përdorur djali im. Nuk ka qenë mirë, por nuk është shfrytëzuar nga asnjë. Nuk ka pasur asnjë simpati politike. Ai ka pasur problemet e veta, as për të votuar nuk shkon.  Në protesta nuk ka marrë pjesë. Më vjen keq që shfrytëzojnë fatkeqësitë e tjetrit. Por ashtu i ka thënë sëmundja. Nuk kam takuar akoma djalin, më kanë thënë që është mirë dhe është nën kujdestarinë mjekëve. Nuk ka shfaqur shenja dhune ditët e fundit. Ai kurohet, pi ilaçet por e shikoja të mbyllur. Është vizituar para 1 jave, 10 ditësh ai i jepte ilaçet. Unë djalin kam 5 vite që e shoqëroj për mjekim. Ka qenë me keq dhe tani është duke u përmirësuar”, u shpreh nëna.

NGJARJA: 

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.

31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.

Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi.

Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026