Po planifikonte një sulm në një shkollë, arrestohet 17-vjeçari në Itali! Nën hetim edhe 7 të mitur të tjerë
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga këtë të hënë një nxënës 17-vjeçar. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi dyshohet se ai po planifikonte të kryente një sulm në një shkollë. Motivet e sulmit konsiderohen të jenë urrejtja racore dhe fetare.
Ai u transferua në burgun e të miturve në Perugia dhe akuzohet për terrorizëm. Autoritet sekuestruan materiale me udhëzime për prodhimin e armëve kimike dhe bakteriologjike, si dhe udhëzime për sabotimin e shërbimeve publike kyçe.
Ai kishte kërkuar në internet informacione mbi ndërtimin e pajisjeve shpërthyese, të ngjashme me ato të përdorura në të kaluarën në sulmet terroriste që ndodhën në Paris dhe Bruksel.
Sipas autoriteteve italiane, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj 7 të miturve të tjerë që kishin marrëdhënie të ngushta me të arrestuarin.
Sipas hetuesve, sulmi që po planifikonte u frymëzua nga sulmi vrasës në Shkollën e Mesme Amerikane Columbine, i cili ndodhi më 20 prill 1999. Me dy nxënës si autorë, numri tragjik i viktimave ishte 13 persona të vdekur dhe 23 të plagosur.
The Guardian: Policia franceze autorizohet të përdorë topa uji kundër azilkërkuesve
Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi
Grabitje si nëpër filma në Britani, autorët shkulin me vinç bankomatin dhe arratisen (VIDEO)
- 09:20 Sulm masiv me dronë, pezullohen fluturimet në aeroportet e Moskës
- 09:04 Fshehu automjetin e përdorur pas vrasjes së bashkëshortëve në Balldren, kapet në Ulqin 40-vjeçari
- 08:52 Çmimet e naftës, brent bie nën 78 dollarë pas ratifikimit të marrëveshjes SHBA-Iran
- 08:45 Hyrje e re për në Portin e Vlorës, automjetet do të dalin direkt në Transballkanike
- 08:34 Momenti i nënshkrimit të marrëveshjes së paqes SHBA-Iran (VIDEO)
- 08:21 Kupa e Botës 2026, Gana siguron fitoren ndaj Panamasë me një gol në minutën e fundit