Fshehu automjetin e përdorur pas vrasjes së bashkëshortëve në Balldren, kapet në Ulqin 40-vjeçari
Policia në Mal të Zi ka lokalizuar, kapur dhe deportuar në Shqipëri një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim në lidhje me hetimet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Balldren të Lezhës.
Sipas Policisë, bazuar në informacionin e siguruar nga strukturat shqiptare dhe shkëmbimin në kohë reale të të dhënave me homologët malazezë, Policia e Malit të Zi lokalizoi dhe arrestoi në Ulqin shtetasin B. K., 40 vjeç, banues në fshatin Torovicë.
Menjëherë pas kapjes, ai u deportua nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, ku iu dorëzua Policisë Kufitare shqiptare dhe më pas u shoqërua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Lezhë ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Lezhës ndaj 40-vjeçarit, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.
B. K. ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë me armë zjarri bashkëshortët K. M. dhe G. M.
Nga veprimet hetimore të deritanishme ka rezultuar se i arrestuari dyshohet se ka ndihmuar autorët e krimit duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur prej tyre pas ngjarjes. Automjeti në fjalë është gjetur dhe sekuestruar nga Policia gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të hetimeve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
- 17:43 Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 17:39 Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin
- 17:36 Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro
- 17:21 Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
- 17:08 Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
- 17:06 Trump kritikon Italinë për mohimin e përdorimit të bazës gjatë luftës në Iran