Po shpërndaheshin ndihma, vritet një zyrtar palestinez dhe plagosen 4 të tjerë

21 Tetor 2023 | 16:37

Një anëtar i agjencisë palestineze të shërbimeve emergjente të Mbrojtjes Civile u vra dhe katër të tjerë u plagosën në granatimet e të shtunës në mëngjes, thanë zyrtarët nga Autoriteti Palestinez në një deklaratë.

“Një bombardim izraelit i shënjestroi ata ndërsa po kryenin detyrat e tyre në zonën e Khirbet al-Adas, në lindje të Rafah në Rripin jugor të Gazës”, thuhet në deklaratë.

CNN ka kontaktuar me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit për koment.

Kjo vjen pasi kamionët me ndihma humanitare hynë në pikën kufitare Rafah të shtunën në mëngjes për të transferuar ndihma tek autoritetet në Gazë.

Menjëherë pasi kamionët egjiptianë shkarkuan furnizimet bazike dhe u kthyen në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah, u dëgjuan gjashtë shpërthime në anën e Gazës, raporton CNN.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026