Palestinezi që jeton në Shqipëri: Nuk kanë pse largohen, janë në tokën e tyre

20 Tetor 2023 | 19:15

Palestinezi Hamza Aburaja i është bashkuar protestës në në mbështetje të popullit të Palestinës këtë të premte në sheshin “Skënderbej”.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se prej 30 vitesh jeton në Tiranë dhe e mbështet nga këtu popullin e tij, i cili, sipas tij nuk ka pse largohet nga toka e vet.

“Çdo popull ka të drejtë të jetojë i lirë, të ketë qetësi dhe të mbrojnë të drejtën që ka. Ne jemi popull palestinez dhe kemi të drejta si gjithë njerëzit e tjerë. Problemi ka lindur nga pushtimi që ka ardhur nga Izraeli në tokën e Palestinës. Ky është thelbi i problemit.

Kam komunikim me familjarët atje. Situata nuk është e mirë, nuk është e qetë, është e vështirë. Nëse palestinezët kanë kërkesa, kanë kërkesa në bazë të një rezolute botërore, sipas ligjeve ndërkombëtare që ka pranuar gjithë bota dhe ne po kërkojmë të drejtat tona në bazë të ligjeve të botës,” – u shpreh Aburaja.

Protesta e mbajtur në sheshin “Skënderbej” është organizuar nga Forumi Mysliman i Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026