“Po të mos ishte Franca, ju do…” Macron debaton me banorët e prekur nga cikloni

21 Dhjetor 2024 | 10:13

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili bëri një vizitë dy-ditore në Mayotte-n e prekur nga cikloni shkatërrues, u përfshi në një debat me vendasit të cilët u shprehën të zemëruar me menaxhimin e katastrofës nga Franca.

Macron udhëtoi në Mayotte për të vlerësuar shkallën e dëmit dhe për të ofruar mbështetjen e tij për njerëzit e arkipelagut të Oqeanit Indian pas një cikloni shkatërrues që goditi javën e kaluar.

Pank për dorëheqjes” vërtiteshin ndërsa të tjerët brohoritnin dhe kërkuan më shumë ndihmë.

“Mos i vendosni njerëzit kundër njëri-tjetrit. Nëse i vini njerëzit kundër njëri-tjetrit, jemi të mbaruar. Ju duhet të jeni të lumtur që jeni në Francë. Sepse nëse kjo nuk do të ishte Franca, do të ishe 10,000 herë më shumë në m*t. Cili territor tjetër në këtë rajon jep ujë, furnizime dhe infermiere si ne këtu”, pyeti ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Prania e Macron u prit me zemërim që nga fillimi. Banorët i thanë se shumë pre tyre ishin ende pa ushqim, ujë dhe energji elektrike.

Cikloni Chido goditi ishullin të shtunën e kaluar, duke shkatërruar lagje të tëra dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturë. Autoritetet franceze konfirmuan të paktën 31 vdekje, por ky numër pritet të jetë shumë më i lartë. Ekziston frika se qindra, nëse jo mijëra, njerëz kanë vdekur. Vizita fillimisht ishte menduar të ishte të enjten, por presidenti francez tha se ai e zgjati qëndrimin e tij gjatë natës në shenjë respekti.

Komentet e Macron u kritikuan nga disa politikanë:

“Macron poshtëroi të afërmit e mijëra viktimave,” shkroi Alma Dufour, një deputete e partisë së ekstremit të majtë France Unbowed, në X.

“Ne kemi katastrofën më të madhe njerëzore që nga Lufta e Dytë Botërore dhe po bëjmë një shfaqje të Macron,” tha Sandrine Rousseau, një deputete e të Gjelbërve, në një intervistë për France 2.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, duke lënë tre persona të plagosur dhe duke vënë në lëvizje autoritetet, të...
18:39 | 30/06/2026

“Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai nuk fliste as anglisht dhe...
18:36 | 30/06/2026

Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë

Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit...
18:33 | 30/06/2026