Po transportonte 13 emigrantë të paligjshëm, në pranga dy vëllezërit në Korçë
Vëllezërit Enea Prendi dhe Aleksandër Prendi janë arrestuar ditën e sotme pasi janë kapur duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për 2 shtetas që do të transportonin emigrantë, për të kaluan kufirin ilegalisht, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjeteve tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Enea Prendi dhe tip “BMW” me drejtues Aleksandër Prendi
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues 33-vjeçarin, u gjetën 13 emigrantë nga vendet e treta, të cilët ky shtetas do t’i transportonte drejt BE-së, kundrejt fitimit. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se Enea Prendi e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Nga hetimet e kryera, rezultoi se vëllai i 33-vjeçarit, e shoqëronte me automjetin tip “BMW”, automjetin që transportonte emigrantët, për të sinjalizuar shtetasin Enea për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta