Podkaste për jetën në Mesdhe, si kanë jetuar shqiptarët 2500 vjet më parë
Një seri podkastesh që tregojnë jetën në Mesdhe 2500 vite më parë, janë hedhur në Youtube nga Instituti i Arkeologjisë.
Këto realizime me audio tregojnë jetën e zakonshme të paraardhësve tanë të gjitha të bazuara nga rrëfimet e arkeologëve që kanë realizuar kërkimet e tyre në terren.
“Në Muzeun Arkeologjik të Tiranës do të ketë në vitrinat e muzeut të vendosura artkodet e historive të ndryshme të këtyre dy podkasteve dhe të disa hoistorive të ndryshme”, tha Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë, Belisa Muka.
Të shkruara nga shkrimtari Gazmend Kapllani, ato do t’i drejtohen një audiencë të gjërë nepërmjet fonive apo audio guidave në Muze dhe site arkeologjike.
“Ky vit i kushtohej Shqipërisë. Do të shkruanim 10 histori për site të ndryshme arkeologjike, për qytete të lashta të cilat ndodhen në trojet tona”, u shpreh Kapllani.
Ky projekt është i rëndësishëm për të pasi tërheq edhe të rinjtë për të mësuar mbi historinë dhe arkologjinë.
“Duhet të lexojë shumë, të konsutohet me arkeologë në mënyrë që të mbledhë fakte historike dhe të shkruajë histori të shkurta bashkëkohore”, sipas tij.
Deri tani janë shkruar dy histori nga 10 të tilla që do ti kushtohen, siteve më të njohura arkoelogjike, si apollonia, butrinti, e të tjera dhe në Muzeun Arkeologjik do të vendosen këto histori të përkthyera në frëngjisht dhe anglisht.
LEXONI GJITHASHTU
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje
- 21:51 “Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 21:40 Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij