Poezia kërkon këngën, Skënder Sherifi sjell librin e fundit “Love Songs”

23 Maj 2021 | 17:48

Poeti Skënder Sherfi, sjell botimin e fundit me poezi me titull “Love Songs”. Vepra përmban 100 tekste që janë krijuar për t’u kënduar.

Nëpërmjet vargjeve, poeti Skënder Sherifi gjithmonë i ka folur ndjenjës së dashurisë, e kështu ka bërë edhe në botimin e fundit, por që këtë herë synon që poemat të marrin jetë edhe përmes këngës.

Për autorin fjalët kushtuar ndjenjës në këtë libër janë krijuar dhe janë destinuar për t’u kënduar, sepse ashtu do të shkojë më pranë njeriut porosia për ndjenjën.

“Fillimisht i kam shkruar frëngjisht këto tekste, pastaj i kam adaptuar në shqip. Janë tekstet e mia, të destinuara për këngën e lehtë, argëtuese shqiptare. Unë doja të propozoja një këngë me përmbajtje, që ta lë një gjurmë në kujtesë,” – tha Sherifi.

Çfarë ka ndryshuar këtë radhë në poezinë e Sherifit, krahasuar me ato të mëparshme?

“Libri tjetër që kam është më eksperimental, më revolucionar por ky libër ka një frymë klasike, ndonjëherë dhe epike, lirike,” – u shpreh poeti.

Jo vetëm dashurisë, por këto poezi flasin për pasionin, nostalgjinë, melankolinë dhe delikatesën, të cilat janë ndikuar dhe kanë marrë referenca nga kultura evropiane e përshkruar dhe nga ajo shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026