Pogradeci, ekipi që po shkruan historinë e volejbollit të femrave
Prej dy vitesh, në Pogradec flitet gjithnjë e më shumë për volejbollin e femrave, ndërsa këtë sezon vëmendja është edhe më e madhe. Dhe jo pa arsye. Ekipi liqenor ka ndërtuar një skuadër model dhe rezultatet po flasin vetë.
Pas triumfit në ligën “Gjergj Kastrioti” dhe fitimit të Kupës së Republikës, vajzat e drejtuara nga trajneri Besnik Lisha janë vetëm një hap larg historisë së plotë: titullit kampion.
Së bashku me ndihmësin e tij Saimir Dragoj, Lisha ka ndërtuar një ekip të fortë dhe të balancuar, ku spikasin emra si Paola Gjata, Edona Kalludra, Kejda Kodra, Pamela Olivera Da Silva, Valentina Moya, Kenedy Stanford dhe Anxhela Mehmeti. Këto lojtare kanë dominuar gjatë gjithë sezonit, duke treguar cilësi dhe stabilitet në çdo ndeshje.
Dominimi u konfirmua edhe në gjysmëfinalet e “play-off”-it, ku Pogradeci mposhti pastër 3–0 në të dyja ndeshjet ekipin e Skënderbeu, duke siguruar me meritë finalen
Tashmë përballë është Tirana, një kundërshtar i fortë, por që liqenoret e shohin si pengesën e fundit drejt kurorëzimit të një sezoni perfekt.
Në dispozicion të stafit teknik janë edhe lojtare si Stela Agolli, Natalja Mato, Elma Bajraktareviç, Emanuela Ramo, Adela Prrenjasi dhe Laura Mehmeti – një grup që jo vetëm plotëson skuadrën, por rrit ndjeshëm konkurrencën dhe forcën e ekipit.
Pogradeci nuk është më thjesht një skuadër e mirë. Është një ekip që ka krijuar identitet, ka ndërtuar kulturë fituese dhe tani kërkon të vulosë gjithçka me titullin kampion.
Publikohen formacionet e ndeshjes Franca – Maroku, ka mungesa
Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës
U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse