Policët e burgjeve në protestë për paga më të mira, paralajmërojnë bojkot
Anëtarë të Sindikatës së Shërbimeve Policore dhe punonjës të Policisë së Burgjeve protestuan këtë të mërkurë para zyrës së delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Ata kërkuan nga qeveria kushte më të mira pune dhe zbatim të kontratave për punonjësit e policisë së burgjeve.
“Po ikin punonjësit e policisë, po e lënë detyrën. Duhet të ishin 3,599 punonjës aktualisht në punë, janë vetëm 3 mijë. Kanë lënë detyrën punonjësit, për shkak të kushteve të vështira, të diskrrimimit, për pagat”, u shpreh Kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore, Valentin Macaj.
Sipas drejtuesve të sindikatës, një pjesë e punonjësve po largohen për shkak të kushteve jo të mira punës.
Macaj paralajmëroi përshkallëzim të protestës, duke bojkotuar pjesërisht shërbimin në vendet e vuajtjes së dënimit për të burgosurit.
Protestuesit kërkuan nga institucionet ndërkombëtare që të reagojnë për situatën e krijuar.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta