Polici qëllon me 10 plumba aktivistin në SHBA, 46-vjeçari po kërcënonte një grua

10 Nëntor 2022 | 11:26

Një incident ka ndodhur në SHBA, ku një oficer plicie ka qëlluar me armë zjarri një aktivist me ngjyrë në moshën 46-vjeçare.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se  Tyree Moorhead , një ish-anëtar i bandës që konsiderohej një “aktivist kundër dhunës me armë” në qytetin e tij , vdiq në spital pasi u qëllua disa herë nga oficeri i policisë Zachary Rutherford pasditen e së dielës së kaluar.

Mësohet se viktima në momentin që e ka qëlluar policia po kërcënonte një grua me thikë.

Sipas një video të publikuar polici qëllon aktivistin më shumë se dhjetë herë, duke e plagosur rëndë, ndërkohë gruaja të cilën kërcënonte ka arritur që të ikte.

Pamje nga momenti i sulmit

Carton Moorhead, babai i aktivistit që ishte i pranishëm në incident, tha se ishte gabim që oficeri i policisë qëlloi djalin e tij kaq shumë herë, duke shpjeguar se ai mund ta kishte neutralizuar atë me më pak plumba, duke i lënë atij një shpresë për të mbijetuar.

Nga ana e tij, shefi i policisë lokale tha se oficeri bëri gjënë e duhur dhe është e qartë se ai “i shpëtoi jetën kësaj gruaje”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë senatori i njohur republikan

Lindsey Graham, një senator republikan prej shumë kohësh nga Karolina e Jugut, vdiq të shtunën në mbrëmje, njoftoi zyra e tij këtë mëngjes. “Të shtunën...
09:27 | 12/07/2026

Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër

Irani nisi një valë sulmesh të mëdha, të njëkohshme me raketa dhe dronë në të gjithë Gjirin Persik të dielën në mëngjes, duke synuar Katarin,...
09:06 | 12/07/2026

Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një festival rrugor në Toronto, tha policia lokale. Në...
09:04 | 12/07/2026