Polici u qëllua gabimisht, zbardhet dinamika e plagosjes në Shkozë, shpallen në kërkim dy vëllezër

18 Maj 2026 | 12:16

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur në mesnatë në zonën e Shkozës, ku mbeti i plagosur aksidentalisht një efektiv policie jashtë shërbimit. Për atentatin janë shpallur në kërkim dy vëllezër, të identifikuar si Aldo Lika, 33 vjeç dhe Ali Lika, 22 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se autorët kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tyre në drejtim të 31-vjeçarit Kejdi Spaja, i cili ndodhej pranë banesës së tij së bashku me shtetasit Anxhelo Kumaraku dhe L. D.

Nga të shtënat është plagosur aksidentalisht në këmbë Anxhelo Kumaraku, 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia arrestoi edhe Kejdi Spajën, pasi rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga gjykata për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra efektivin Anxhelo Kumaraku. Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, pasi dyshohet se është shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë dhe nuk ka njoftuar strukturat policore për rastin.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026